Debat për këshilltarin e Ramës, Bardhi kërkon sqarime për ish oficerin e shërbimit sekret rumun, Florian Coldea

4 months ago 6

Seance parlamentit ka nisur me akuza të forta nga kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi , i cili kishte kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimin e ish gjeneralit rumun të shërbimit sekret, Florian Coldea si këshilltar i jashtëm. Bardhi tha se ndaj Coldeas ka akuza se ka qenë i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

“Rama ka frikë të japë llogari për lidhjet e tij me krimin e organizuar e aferat ku vetë përfshihet nga dita e parë që është emëruar kryeministër i Shqipërisë. Kërkuam interpelancë se ka prova se kryeministri ka emëruar si këshilltar të jashtëm një ish-agjent sekret rumun, Florian Coldea. Më ka shkruar se është për veprimtari private.  Duam të dimë çfarë e ka këshilluar përse i ka marrë lekët, apo si McGonigal për të sulmuar opozitën. Ju lutem na e thuaj përse e ka këshilluar Coldea Ramën? Ka marrë 7 mijë euro çdo muaj nga taksat e qytetarëve shqiptarë e ti thua është çështje private. Na thuaj pse i ka marrë lekët që përveç ish-agjent i shërbimeve sekrete dyshohet të jetë përfshirë në një linjë të trafikut ndërkombëtar droge Meksinë- Shqipëri – Rumani”, tha Bardhi.

 Në debat e sipër, Bardhi u përplas me socialistin Erion Braçe duke shkëmbyer ofendime

“Mbylle gojën, gore”. 

Megjithatë Gazmend Bardhi nuk u ndal, pas debatit ai grisi përgjigjen që Nikolla i kishte dërguar për refuzimin e interpelancës me kryeministrin duke e quajtur atë provokim.

Ndërkohë ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, sqaroi se kryeministri Rama pasi ka marrë informacionin për zyrtarin rumun e kishte  larguar atë nga detyra .

“Hipokrizia në këtë parlament, ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, që i ka dalë boja. Koha kur Damir Fazlliç ulej në Këshillin e Sigurimit dhe një këshilltar i marr nga mafia, ka kaluar. Personi për të cilin kryetari i grupit kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, me gradën gjeneral që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër korrupsionit. Kryeministri shqiptar e ka marrë në këtë pozicion kur nuk ishte më në atë detyrë. Në momentin që kryeministri e ka marrë vesh këtë gjë, e ka larguar”, tha Çuçi.

Pas këtij debati, Nikolla ndërpreu seancën, pasi deputetët e PD rrethuan foltoren dhe nuk pranonin të uleshin në vendet e tyre./vizionplus.tv

Read Entire Article