Debati Albano-Xhesika/ Baby G i mbyll dritaren në fytyrë, fermerja: Ty nuk të kam në radar!

5 months ago 28

Xhesika dhe Albano u “përballën” në një debat së bashku, për shkak të disa shisheve plastike të lëna gjysmë.

Fermerët “shpërthyen” në të bërtitura me njeri-tjetrin”. Pjesë e debatit u përfshi edhe Baby G, e cila tha se Xhesika është e mërzitur me Albanon sepse nuk e zgjodhi tek Njëshi.

Teksa Xhesika po debatonte me Albanon, Baby G i mbyll dritaren, veprim ky që nuk u prit mirë nga fermerja.

Pjesë nga biseda:

Xhesika: Po boll o Baby se nuk të kam në radar ty fare

Baby G: Radar, gjithë programin që ke e ke rreth meje. Mos bëj kot së koti tani

Albano: Erdhi hodhi shishet këtu, sikur jam kosh plehrash unë

Xhesika: Ec re ik tani

Albano: Ik ti moj, mos e vrit mendjen fare

Xhesika: Vrasja e mendjes sime është -10, sidomos me situata të tilla. Vazhdo ulërit

Albano: Ti me të mirë nuk merr vesh, me të keq jo

Xhesika: Po s’më ke pjellë ti

Albano: As mua s’më ke pjellë ti

Xhesika: Të paktën unë të trajtoj çik më familje

Albano: Edhe unë të kam trajtuar sa s’ka ku të vejë më

Xhesika: Hiqesh dhe sikur si bërtet femrave

Albano: Jo jo, i bërtas njerëzve unë, lëri këto. A ishe kundër seksizmave dje?

Xhesika: Po citoj fjalët e tua

Albano: Je fermere nuk je femër

Baby G i mbyll dritaren, Xhesika: Ej mos e zgjat shumë ti moj

Baby G: Ça je duke bërë kot së koti

Xhesika: Mos më censuro mua fjalën ti dhe askush këtu

Baby G: Jam duke e mbyllur këtë. Qetësohu, po bën drama kot së koti. /vizionplus.tv

Read Entire Article