Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur.
Gjatë kontrollit të automjetit të të riut, uniformat blu gjetën një pistoletë me krëhër e municion luftarak.
“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. R., dhe gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë/vizionplus.tv