Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar një raport të New York Times se ai ka kërkuar raketa lundrimi “Tomahawk” nga SHBA si pjesë e “planit të tij për fitore” të zbuluar së fundmi në luftën me Rusinë.
“Ky është informacion që ishte konfidencial dhe çështja u diskutua midis Ukrainës dhe Shtëpisë së Bardhë”, u tha Zelensky gazetarëve në kryeqytetin islandez, Reykjavik.
Ai nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për faktin se kërkesa e tij për furnizimin e këtyre raketave doli në shtyp.
“Si duhet t’i marrim këto mesazhe? A do të thotë kjo se nuk ka asgjë konfidenciale (në bisedime) mes aleatëve?” pyeti ai.
Rreth dy javë më parë, Zelensky prezantoi një plan me pesë pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë sipas kushteve të Ukrainës.
Plani thuhet se përfshin ftesën e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n, si dhe përmirësimin e ushtrisë së saj.
Megjithatë, anëtarësimi i Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut para përfundimit të luftës do të nënkuptonte që të gjitha shtetet anëtare të saj do të përfshiheshin në konflikt, dhe kjo shkakton nga hezitimi në refuzimin e hapur të idesë nga anëtarët e aleancës ushtarake./vizionplus.tv