Debati Trump-Harris, analistët dhe komentuesit “shpërthejnë” ndaj moderatorëve: Tre kundër një!

1 week ago 30
Reklamë

Dy kandidatët për president të SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump u përballën në debatin e tyre të parë, me gjasa edhe të fundit, televiziv.

Argumentet dhe kundërargumentet ngjallën mjaft reagime të analistëve politikë. Shumë prej tyre theksuan se debati nuk ishte në kushte të barabarta, duke vënë në dukje atë që i referohen si njëanësi e moderatorëve, David Muir dhe Linsey Davis.

Ish-presidenti Trump reagoi ndaj performancës së tij në Debatin Presidencial të ABC News mbrëmjen e vonë të së martës në “Hannity”, duke thënë se ai beson se ishte debati i tij më i mirë ndonjëherë.

“Mendova se ishte shumë mirë. Ne kishim tre kundër një, por unë e parashikova,” tha ai, duke iu referuar moderatorëve të debatit David Muir dhe Linsey Davis, të cilët herë pas here kontrollonin faktet dhe ushtronin presion ndaj ish-presidentit për përgjigjet e tij.

Davis i bëri një pyetje Trumpit në lidhje me qëndrimin e tij ndaj abortit dhe ai pretendoi se disa shtete lejojnë abortin në muajin e nëntë të shtatzënisë.

“Ata thonë se fëmijë do të lindë, dhe ne do të vendosim se çfarë të bëjmë me foshnjën, me fjalë të tjera, ne do ta ekzekutojmë foshnjën dhe kjo është arsyeja pse unë jam kundër”, tha Trump.

Davis ndërhyri, duke thënë: “Nuk ka asnjë shtet në këtë vend ku është e ligjshme të vrasësh një fëmijë pasi të lindë.

Ky episod e të tjera të ngjashme kanë ngjallur mjaft reagime edhe tek qytetarët të cilët kanë reaguar ashpër ndaj moderatorëve.

Sa i përket krahasimit, shumë shprehen se aborti është një problem madhor, ndërsa në kundërpërgjigje të moderatorit shkruajnë: As të vjedhurit bankën nuk lejohet ligjërisht, por sërish ndodh.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se Harris ka kërkuar një tjetër përballje televizive, por ende nuk është e qartë nëse do të ndodhë./vizionplus.tv

Read Entire Article