Del Video, çfarë kishte polici në xhepin e djathtë gjatë përpjasjes te Kuvendi

1 hour ago 28

Policia e Shtetit ka mohuar pretendimin e deputetëve demokratë, të cilët deklaruan se gjatë përplasjes përpara Kuvendit,  një prej punonjësve të uniformave blu, i ka drejtuar armën Luan Baçit.

Policia ka nxjerrë videon, ku duket efektivi i policisë i cili në xhepin e djathtë ka një spraj.

Policia në njoftimin zyrtar theksoi se asnjë punonjës i policisë nuk është i pajisur me armë zjarri në këtë tubim apo në tjerë të ngjashëm.

“Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim theksohet se Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori./vizionplus.tv

Read Entire Article