Juventus i bën dalje Pogba-s, prishje konsensuale e kontratës ose betejë ligjore me mesfushorin francez

3 hours ago 19

Aromë divorci mes Pol Pogba dhe Juventusit. Ulja e ndjeshme e dënimit për mesfushorin francez nga 4 vite në 18 muaj përmes vendimit të fundit të arbitrazhit sportive, nuk ka ndryshuar aspak qasjen e klubit bardhezi.

Zonja e Vjetër dëshiron të ndajë rrugët me yllin francez përpara se Pogba të kthehet zyrtarisht në fushën e lojës në mars të vitit 2025.

Paga e tij shumë e lartë prej 10 milion euro është një nga arsyet përse Juventus nuk dëshiron ta llogarisë më në planet e veta Pogban, por jo vetëm kaq.

Ai nuk përfshihet në projektin teknik të trajnerit Tiago Mota, ndërsa Xhuntoli dhe administratori Scanavino po përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët mes Pogban, menaxherin dhe përfaqësuesit e tij ligjore për një ndarje konsensuale.

Mirëpo kjo është një rrugë që nuk e e dëshiron vetë Pol Pogba, i cili ka shprehur hapur dëshirën për tu riintegruar në ekip.

Klubi bardhezi po mendon që në rast se Pogba nuk do të dëshirojë të ketë një ndarje konsensuale, atëherë do të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën e cila përfundon në vitin 2026. Juventus me gjasë do të përdorë si argument në betejën ligjore, dënimin e futbollistit për përdorim dopingu.

31-vjeçari francez luajti si fillim nga 2012-2016 tek Juventus, për tu rikthyer tek Manchester United, klub ku kishte nisur karrierën. Më pas rikthimi për herë të dytë tek Bardhezinjtë në vitin 2022, një rikthim i hidhur pasi fillimisht u dëmtua rëndë dhe pastaj rezultoi në pranverën e vitit 2023 të kishte përdorur substancë të ndaluara./vizionplus.tv

Read Entire Article