Gazetari spanjoll: Real Madrid po bën gati transferimin e bujshëm për të zëvendësuar Carvajal

2 hours ago 22

Real Madrid duket se tani e tutje po punon për një transferim të madh. Sipas një gazetari të Marca, Trent Alexander-Arnold ka pranuar t’i bashkohet “los blancos” si agjent i lirë në vitin 2025, kur i skadon kontrata me Liverpoolin.

Ramon Alvarez de Mon, i cili ka bërë të ditur lajmin, thekson se ende nuk ka asnjë nënshkrim. Në të njëjtën kohë, ai thekson se ka mundësi që marrëveshja në fjalë të ndodhë në janar, diçka nga e cila mund të përfitojë edhe “të kuqtë”, nëse nuk duan të humbasin pa fitim një nga asetet më të vlefshme.

Kujtojmë se Reali është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pasi Dani Carvajal pësoi një dëmtim në gju dhe do të mungojë gjatë gjithë sezonit, duke lënë vetëm një lojtar që mund ta plotësojë atë pozicion, pikërisht Lucas Vazquez.

Alexander-Arnold, në moshën 26-vjeçare, është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë. Tërë karrierën e ka kaluar te Liverpool, duke qenë produkt i akademive të tyre. Në total ai ka 319 paraqitje me 19 gola dhe 83 asistime, duke fituar 7 tituj me ekipin, duke përfshirë një Premier League dhe një Champions League. /vizionplus.tv

Read Entire Article