Sërish aksident në Lezhë-Shkodër, përfundon në spital një person

2 hours ago 22

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.

Lexo edhe :

Related Posts

Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend gjatë ditës së sotme, me një bilanc prej 3 personash të plagosur.

Policia është duke hetuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit në të dyja rastet. /vizionplus.tv

Read Entire Article