Zbardhet ngjarja në Malësinë e Madhe, policia: 28-vjeçari u vetëplagos

1 hour ago 68

Një 28-vjeçar është paraqitur për ndihmë ditën e sotme në spitalin e Shkodrës pasi kishte një plagë të shkaktuar nga një armë zjarri në këmbë.

Sipas policisë i riu ishte vetëplagosur aksidentalisht me një pushkë ndërsa ndodhej në mal.

Njoftimi:

Rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë.   

Në bazë të deklarimeve të vëllait të shtetasit M. M., paraprakisht dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal.     

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë.

Read Entire Article