Kaosi në Kuvend, Kulluri: Disa duan t’i bien në sy udhëheqësit, do të bëjmë koalicione për zgjedhjet

1 hour ago 23

Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione brenda dhe jashtë Kuvendit, teksa deputetët e opozitës u përplasën sërish me Gardën dhe policinë.

Lidhur me këtë temë dhe aktualitetin politik në vend, në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, ka folur një nga themeluesit e partisë së re “Djathtas 1912”, Edvin Kulluri.

Ai tha se rruga e duhur drejt zgjedhjeve është me një program politik dhe parime, teksa shprehu mosdakordësinë për protestat e opozitës.

Intervista:

Pyetje: Opozita krijoi kaos, duket se ka zgjedhur rrugën e protestave drejt zgjedhjeve. Përse nuk i jeni bashkuar?

Kulluri: Unë sot jam jashtë Tiranës, jam duke zhvilluar takime në një rreth të veriut për t’u përgatitur për zgjedhjet.

Kemi filluar praktikisht fushatën, sepse e mendojmë që e vetmja rrugë për të përfaqësuar atë pjesë të shëndetshme të shoqërisë që kërkon zgjidhje është të dalim me propozime, me parime, me program elektoral përballë votuesit dhe jo të bëjmë ato skenat absurde para Parlamentit ku disa bëjnë sikur nxehen e disa sikur i provokojnë.

Pyetje: Po thoni që kjo nuk është rruga e duhur?

Kulluri: Kjo është për t’u shpifuir këtyre nejrëzve politikën, për t’i mbajtur larg qendrave të vototimit. Kjo është në interes në PS.

Pyetje: Ju folët për koalicione. Cilat janë këto parti me të cilat do të bëni koalicion dhe a përfshihet këtu Berisha dhe Basha.

Kulluri: Ne kemi marrëveshje bashkë me zotin Dashamir Shehi, besojmë se do bëjmë koalicion. Është duke u diskutuar me disa parti të vjetra tradicionale dhe jemi të hapur për t’u bashkuar me partitë e reja me të cilat ndajmë të njëjtat parime. Unë nuk e kuptoj çfarë ka opozitare në atë përplasje. Aty janë nja 300-400 policë që hanë shkopa e gurë për shkak të konfliktit artificial që krijon Rama dhe Berisha. Rama po bën një gabim taktik, kujton se do mobilizojë rreshtat e tij kundër Berishës ndërkohë që vetë ka një bilanc shumë të keq qeverisës. Ata të tjerët bëjnë gara për t’i rënë në sy udhëheqësit historik. /vizionplus.tv

Read Entire Article