Nancy VanHorn u takua me Altin Dumanin, ambasada amerikane zbardh detajet: Vlerësoi arritjet e SPAK

3 hours ago 16

Ambasada amerikane ka zbardhur detaje nga takimi i Nancy VanHonr, E Ngarkuara me Punë e SHBA, me kreun e SPAK Altin Dumani.

VanHorn ka vlerësuar arritjet e SPAK dhe diskutoi me Dumanin se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet.

Lexo edhe :

Related Posts

Reagimi i plotë:

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Zj. VanHorn dhe Z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE.

/vizionplus.tv

Read Entire Article