Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, Suzi rendit faktorët që ndikojnë në uljen e ekonomisë

2 hours ago 19

Shqipëria është renditur si një nga vendet më të varfra në Evropë. Sipas Eurostat mbi 46% e popullsisë rrezikojnë varfërinë.

Drejtori i Qendrës së Sporteve, Alban Suzi renditi në studion e “Vizioni i Pasdites” faktorët që ndikojnë në uljen e ekonomisë. Suzi shtoi se zona më e varfër e Europës është kryesisht Ballkani Perëndimor.

Esmeralda Ballesha, eksperte e ekonomisë tha se ky studim nuk ishte një surprizë, sepse prej vitesh Shqipëria është nga vendet më të varfra në Evropë.

Aktivistja Mira Prideni deklaroi se që prej vitit 2007, Banka Botërore e renditi Shqipërinë si një nga vendet më të plakura dhe më të varfrat

Pjesë nga biseda:

Suzi: Si qytetar i këtij vendi më vjen turp që Shqipëria konsiderohet si një nga vendet më të varfra. Është një kambanë dhe prekje sedre për këdo që ka mundësi për të impaktuar në zhvillimin e këtij vendi. Prioriteti i gjithë klasës politike duhet të ishte lufta ndaj varfërisë. Nuk ishte surprizë, ishte e pritshme që vendi ynë të renditej tek më të varfrit. Zona më e varfër e Europës është Ballkani. Si sipërmarrës unë e di çfarë politike, çfarë strategji zhvillohet në vendet e tjera. Luftën ndaj varfërisë e fitojnë bizneset, shteti është ai që e bënë zhvillimin më të shpejtë. Ata janë që japin më shumë vlerë produktin vendas, ata që japin rroga, ata që kanë fitime. Tre janë kolonat kryesore për të ndikuar në uljen e ekonomisë. Së pari, mënyra se si ne e taksojmë ushqimin. Shqipëria është vendin me taksimin më të lartë të ushqimit në gjithë Evropën. Gjërat bazike që tatohet me 4-5 %, në Shqipërinë i kemi të tatuara me TVSH 20%. Këtu fillon problemi kryesor. Së dyti kemi bërë një politikë të gabuar, kur u vendos që do të kishte një politikë mbështetëse në TVSH. Në 2014 qeveria aktuale e korrektoi dhe deri në 2019 tha impakte jashtëzakonisht të mira. Në 2019 e prishëm përsëri, taksohet prodhimi bujqësor mbi 30% TVSH, çka rrit koston. Shtylla e dytë është mënyra si ne i përdorimin fondet publike.

Prideni: Dihej që do ishte ky studim. Në 2007 raporti i Bankës Botërore ishte Shqipëria e plakur dhe e varfër. Nuk është i vetmi raport. Është fat i madh kur e merr dikush merr hapin për të bërë biznes.

Ballesha: Nuk ishte surprizë, vitin e kaluar një nga revistat prestigjioze na ka renditur të katërtit, në vend të parë ishte Ukraina që është në luftë, në vend të dytë ishte Kosova. Biznesi është një nga sektorët që impakton më shumë jo vetëm mirëqenien e punonjësit, por edhe kontributin e ekonomisë tonë. Një biznes i fuqishëm do të thotë një ekonomi më e fuqishme. A janë bizneset në gjendje të rrisin pagat? Nuk mendoj se bizneset dalin për të shfrytëzuar punonjësit. Kemi parë që janë hapur disa fonde për bizneset e reja. Vitet e para janë ato që janë më të vështirat për një biznes.

/vizionplus.tv

Read Entire Article