“Gërdeci”/ Mediu pas daljes nga GJKKO: Po shqyrtohet akt absurd nga pikëpamja ekonomike e ligjore

2 hours ago 17

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës në lidhje me dosjen “Gërdeci”. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu pas përfundimit të seancës deklaroi se po shqyrtohet një akt absurd nga pikëpamja ekonomike dhe ligjore.

“Prokurorët i kanë thënë eksperteve hidhni një gur ne lumë dhe ne e gjykata do nxjerrim gurin. Ky akt nuk ka përcaktuar se kush janë raportet dhe përgjegjësitë e ministrit, madje kanë deklaruar se nuk ka asnjë dëm ekonomik të shkaktuar nga ministri. Ekspertët sillen si prokurorë e gjyqtarë. Po bëhen manipulime të qëllimshme. Po shqyrtohet një akt absurd nga pikëpamja ekonomike dhe ligjore.

Në Poliçan nuk është bërë demontim të fishekëve as para as pas Gërdecit. Shteti me partnerët kanë investuar 8 mln dollar. Nëse do ecim me atë që pretenojnë ekspertët, duheshin 30 vite të bëhej demontimin, pra as tani s’do kishte mbaruar demontimi”, tha ndër të tjera Mediu. /vizionplus.tv

Read Entire Article