Gazetare Albina Hoxhaj ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, ku ka folur për dokumentarin e saj që u publikua në emisionin investigimi “Inside Story”.
Dokumentari “Misteri i sëmundjeve masive”, ka qenë një shtysë për të mësuar më shumë raste të pazbuluara në zonat e thella të Vaut të Dejës, ku shumë persona vuajnë nga autizmi dhe shumë sëmundje të tjera të mbivendosura siç është skizofrenia apo dhe çrregullime të tjera mendore. Këto familje nuk kurojnë familjarët e tyre të sëmurë për shkak të mentalitet që ka kjo zonë, por edhe për shkak të kushteve jo të mira ekonomike. Gazetarja tregoi një rast të një personi i cili vuante nga autizmi dhe ishte tepër i dhunshëm. Ai jeton vetëm me të ëmën, e cila ka treguar se dhunohet nga fëmija e saj dhe se shpesh herë i bie të fikte.
Albina Hoxhaj: Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje në të gjitha familjet që kemi trokitur, është se prindërit janë të aftë të bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre. Nuk e mendojnë në asnjë moment të vetëm që t’i braktisin. Janë në kushte të vështira ekonomike, me të ardhura të pakta, ai kemp që marrin pothuajse nuk i shërben për asnjë gjë, po flasim për zona të thella. Një rast konkret që i referohemi është një rast me kriza të pakontrollueshme. Në këtë rast nëse nuk e merr atë gjilpërë, ai fëmijë është jashtë kontrollit, përveç dhunës që ushtronte ndaj të ëmës, gjyshes që shpesh herë e kishte dhe frikë, mund të bëhet problem për të tjerët. Pra nënës, Agimes i duhet patjetër që të ketë ato para mënjanë që në këto dy raste, që të paktën ndodh 2 herë në muaj, ti japë këtë shërbim. Trajtimi i intensiv është i domosdoshëm në mënyrë që gjithçka të mos thellohet dhe mos shkojë më tej. Ky djalë është i sëmurë, ka dy diagnoza dhe dhunon të ëmën. E ëma thotë më dhunon, më bie të fikët, por e duroj sepse është evlati im.
Bieta Sula: Ndërkohë që bashkëshorti e kishe braktisur për këtë arsye.
Albina Hoxhaj: Kishe dashur t’ja jepte motrave të Nënë Terezës në Elbasan.
Bieta Sula: Mamaja nuk kishte dashur dhe e kishe marrë, por familja e saj e kishte braktisur përballë kësaj zgjidhje. Ai jeton me të ëmën që një ditë kur ajo të mos jetë më, nuk di se ku do shkojë.
Albina Hoxhaj: Është 80-vjeçe dhe të gjithë kanë qenë kundër asaj sepse është mentaliteti mori djalin e dikujt tjetër, për ta rritur në shtëpinë tonë. Dhe kjo gjë e ka vrarë edhe më shumë këtë, ka shkaktuar dhe drama të tjera sociale. Pas divorcit u kthye në familjen e saj dhe mori të birin me vete. Po rritet tek dajat, tek familja e nënës që themi ne dhe motra e vëllezër i janë kthyer kundër, nuk flasim me të nga ajo ditë deri më sot, pikërisht për këtë ngjarje. Ka shumë problema në të gjitha këto situata.
Top Channel