Pas ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili dëshmoi për rreth tre orë në Komisionin Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, u thirr për të dhënë dëshminë e tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Zoti Rrumbullaku kërkoi që të dëshmojë me dyer të mbyllura, pasi deklaroi se dëshmia e tij përbën sekret hetimor. Megjithatë ai tha se i takon Komisionit të vendosë. Kryetari i këtij Komisioni, Ervin Salianji, hodhi kërkesën në votim.
Lexo edhe :
Related Posts
Me 8 vota pro dhe 6 kundër u vendos që Rrumbullaku të dëshmojë me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medies.
Rrumbullaku: Sa i përket deklaratës, kërkesa jonë dhe deklarata paraprake mbështetet mbi ligjin për komisionet hetimore. Dëshmia ime në raport me objektin e hetimit përbën sekret për arsye të cilat do t’i shpjegoj pas vendimit të komisionit. Unë kam lënë tagrin e Komisionit për të vendosur. Nëse komisioni do të vendosë që do të jetë e hapur unë do të përgjigjem për atë pjesë që quhet e hapur. Nëse komisioni do të vendosë të zhvillohjet mbledhja e mbyllur unë do të jap detaje. Ju kemi vënë në dispozicion materiale të detajuara.
Ju e shikoni që unë jam me shumë dokumente me vete. Ligji për informacionin e klasifikuar shtetëror përcakton 4 nivelet e klasifikimit të informacionit sekret shtetëror. Jam i hapur t’iu jap shpjegime mbi sistemin TIMS çfarë përfshin parimisht. Sistemi TIMS ka një sërë databazash të të dhënave për të cilat vendosni ju për të marrë informacionin e duhur. Unë nuk mund ta shkel në asnjë rast tagrin në raport me çfarë është sistemi, çfarë përfshin dhe kujt agjencie ligjzbatuese i shërben
Salianji: Kush do që mbledhja të bëhet në terr, në errësirë, natën dhe pa vëmendjen e publikut. Duke u përmbledhur në një pikë, mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura? Kush është pro? 8 pro, 6 kundër, mbylleni si lakuriqët e natës./vizionplus.tv