Mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, Ismail Kozi ka folur për mediat lidhur me rastin tronditës, ku nëna 42-vjeçare Leta Koçi hodhi në lumin Tapizë foshnjën e porsalindur.
42-vjeçarja aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë. Ajo nuk ka pranuar që të flasë para policisë për arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë akt. As familja e 42-vjeçares nuk ka qenë bashkëpunuese me policinë, kur janë pyetur lidhur me rastin tronditës.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë mjeku i Qendrës Shëndetësore në Tapizë ka thënë se për rastin është njoftuar nga mediat. Ai tha se familja e 42-vjeçares ka reputacion të mirë në komunitet dhe se për foshnjën nuk ka patur asnjë dijeni.
“Ne i njohim për familje shumë të mirë, si nënë e përkushtuar…Nuk është hapur asnjë kartelë për gruan për ndjekjen e shtatzënisë”, tha doktori.
Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur, ndërsa paraprakisht mësohet se askush nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë së gruas, madje as bashkëshorti i 42-vjeçares.
Dyshimet e fundit të policisë janë se 42-vjeçaren mund ta ketë ndihmuar në aktin ekstrem vajza e saj e madhe.
Ka dyshime se disa nga familjarët kanë qenë në banesë kur Leta Koçi ka lindur foshnjen fatkeqe. Ka informacione se vajza e madhe e Leta Koçit ka te ketë ndihmuar mamanë e saj në këtë akt makabër.
Sakaq ajo ka mohuar para policisë të ketë gisht në ngjarje. Në një nga pistat, policia po heton skenarin që të ketë qenë vajza e madhe e Letës ajo që hodhji në lumë foshnjën./vizionplus.tv/