Detaje/ Njëri nga të plagosurit në Malësinë e Madhe në gjendje të rëndë, autori ka ekzekutuar 13 vite më parë vrasësin e babait të tij

1 month ago 24

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Malësinë e Madhe.

Gazteari i Vizion Plus Bepun Kolvata mëson se autori i plagosjes së dyfishtë është Lul Rakaj, i cili afro 13 vite më parë ka ekzekutuar me armë shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe.

Lexo edhe :

Related Posts

Ky i fundit i ka vrarë babain, ngjarje kjo që solli edhe reagimin e Rakajt për hakmarrje.

Policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë.

Të plagosurit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj ndodhen në spitalin e Shkodrës. Njëri prej tyre ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore./vizionplus.tv

Read Entire Article