Detaje tronditëse nga ngjarja misterioze në Greqi, 57-vjeçari tregon si e dogji trupin e babait: S’duroja aromën, vdiq në shkurt

3 months ago 48
Reklamë

Detaje tronditëse dalin nga ngjarja e rëndë në Liosia të Greqisë, ku një 57-vjeçar dogji trupin e babait të tij të moshuar.

Mbrëmjen e djeshme policia gjeti një trup të djegur në oborrin e një banese.

Lexo edhe :

Related Posts

Trupi i djegu , i cili u gjet sipwr një dysheku të djegur në ballkon ishte i mbështjellë me batanije, ndërsa bëhet fjalë për krim në familje.

Sipas hetimeve të deritanishme raportohet që djali të ketë djegur trupin e babait të tij të moshuar. Protothema.gr raporton se djali i viktimës është arrestuar dhe se po merret ne pyetje nga togat e zeza. Para policisë ai ka thënë se dogji trupin e të atit, pasi nuk kishte para për ta varrosur atë.

Djali i të moshuarit vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas banorëve të zonës, i moshuari mendohet të ketë vdekur prej disa ditësh pasi era e rëndë në lagje ishte e fortë.

Banorët e zonës thanë për protothema.gr se i moshuari thoshte se e dhunohej nga i biri.

Por dëshmia e re e 57-vjeçarit është tronditëse.

57-vjeçari tha në polici se u detyrua ta digjte trupin e të atit, pasi nuk po duronte dot aromën e rëndë.

“Duhet ta digjja, nuk mund të duroja dot më erën e keqe”, citohet të ketë thënë ai.
Gjithashtu 57-vjeçari tha se i ati kishte ndërruar jetë që prej muajit shkurt, por theksoi se nuk e ka vrarë.
“E dogja, sepse nuk duroja dot erën, nuk kisha para për ta varrosur”, theksoi ai para togave të zeza.
Ai insiston se nuk ka copëtuar trupin e të atit. “Kur e ncorra në oborr, duke tërhequr dyshkeun, disa pjesë të trupit të babait u shkëputën” , ka thënë 57-vjeçari.

Do të jetë ekzaminimi mjekoligjor ai që do të zbardhë rastin misterioz.

Kujtojmë se se mëngjesin e sotëm, 57-vjeçari është dërguar në vendngjarje nga Policia, në prani të Prokurorisë, për të përshkruar se në çfarë rrethanash dhe për çfarë arsye i ka vënë flakën dyshekut ku ndodhej i ati.

57-vjeçari, i cili vuan nga probleme psikologjike, është arrestuar dhe po mbahet si i dyshuar./vizionplus.tv/

Read Entire Article