Dhjonisi Kapllani është i riu shqiptar i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në një nga lagjet e Athinës. I riu shqiptar nuk kishte bërë as 24 orë që ishte liruar nga qelia, pasi në vitin 2021, ai është arrestuar dhe dënuar me burg pasi akuzohej se bënte pjesë në një organizatë shitjesh lëndësh narkotike.
Në atë kohë Kapllani u arrestua për posedim të 2.3. kilogramë kokainë dhe 5.4 kilogramë marihuanë, së bashku me tre shqiptarë të tjerë.
Lexo edhe :
Related Posts
Mëngjesin e sotëm, Kapllani ka qenë në një makinë “Smart” e cila është ndjekur nga një tjetër mjet, tip “Audi Q2”, që drejtohej po nga një shqiptar.
Në momentin që të dyja mjetet kanë ndaluar, nga “Smart” zbret Dhjonisi Kapllani, ndaj të cilit është hapur zjarr nga brenda mjetit “Audi”.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në kofshë 22 vjeçari shqiptar. Pas kësaj të dyja mjetet janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur duke lënë të plagosur Kapllanin.
Një autoambulancë ka transportuar në spital të plagosurin ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia. Aty janë gjetur 6 gëzhoja dhe 2 predha arme zjarri ndoshta të kalibrit 7.62 mm./vizionplus.tv