Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe trajneri i Shpresave, Alban Bushi humbi të dy prindërit në një aksident rrugor fatal në Veria të Greqisë dy ditë më parë. Ali Bushi 73 vjeç dhe Bukurije Bushi 71 vjeç nuk i kanë shpëtuar përplasjes, ndërsa trajneri i U-21 rrëqeth me reagimin në kanalet e komunikimit.
“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.
Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.
Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, shkruan Bushi.