Dhjetë të shoqëruar për vrasjen, ende mister dhunimi për vdekje i dy të moshuarve në Dropull

4 months ago 19
Reklamë

10 persona janë shoqëruar nga policia pas ngjarjes së rëndë në fshatin Bodrisht në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjet i pajetë në banesën e tyre.

Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, kishin në trup shenja të shumta dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, duke parë se nuk ka patur hyrje me dhunë në shtëpi, policia përjashtoi pistën e një grabitjeje me dhunë, duke i përqendruar hetimet tashmë në dy drejtime.

Policia dyshon se mund të ketë ndodhur ndonjë konflikt mes të moshuarve ose ata mund të jenë dhunuar nga një person i tretë.

E megjithatë do të jetë ekspertiza e mjekësisë ligjore ajo që do të provojë përmes analizës së ADN nëse bëhet fjalë për ndonjë person të panjohur si autor i krimit krim apo është vrasje mes tyre.

Ngjarja e rëndë u zbulua pas një telefonate që mbesa e viktimës i bëri një prej fqinjëve të çiftit, pasi familja përgjigjej në celular. /vizionplus.tv

Read Entire Article