Dhurata ideale për Shën Valentin, sipas shenjës tuaj zodiakale

9 months ago 30

Shën Valentini, festa e të dashuruarve, është shumë pranë dhe shumë prej nesh mund të kenë vështirësi për të gjetur dhuratën e duhur për partnerin/en e tij/saj.

Yjet na vijnë në ndihmë duke na dhënë ide për të dhuruar gjënë e duhur tek personi i duhur. Gjithçka duhet të bëni, është vetëm të dini shenjën e horoskopit të njeriut që dashuroni.

DASHI

Dhurata e atij: Ajo për të cilën ka nevojë një Dash në këtë periudhë është pak relaks. Një dhuratë e pëlqyer për të mund të jetë një masazh relaksues. Vaji i nxehtë i qirinjve mund të rindezë pasionin tek ai, të cilin Afërdita tek Bricjapi po e ngurtësojnë.

Dhurata e asaj: Gruas Dash nuk i pëlqen të zhvillojë aktivitete sedentare apo relaksuese. Sa keq! Pasi meditimi i udhëhequr nga një ekspert do ishte shumë i nevojshëm për të.

DEMI

Dhurata e atij: Demi nuk i pëlqen shumë surprizat dhe do ishte më mirë të mos i ndërhynit në zakonet e tij. Marsi sapo ka hyrë në shenjën e tij, ndaj mund të kënaqni dëshirën e tij për të dominuar, duke i propozuar që të bëjë gjithçka dëshiron për 24 orë rresht.

Dhurata e asaj: Të kënaqësh gruan Dem është shumë e thjeshtë, nëse e pyet paraprakisht. Edhe pse përshtatet shpejt, në fund është gjithnjë ajo që komandon. Nëse dëshiron një çantë gjirafe apo këpucë të kushtueshme, duhet patjetër ta kënaqësh dhe t’ia plotësosh dëshirat.

BINJAKËT

Dhurata e atij: Burri Binjak admiron të luajë dhe të marrë surpriza të këndshme. Lër mënjanë turpin tënd dhe për ta bërë të lumtur, shko në një sexy-shop për të marrë diçka që do e bënte të veçantë dhe zbavitëse ditën e Shën Valentinit.

Dhurata e asaj: Me Jupiterin kundër, ajo pret me siguri një dhuratë stratosferike dhe çfarëdo lloj gjëje që të kesh në mendje, është e vështirë që ta bësh të lumtur. Pajisu me durim, përdor të gjithë imagjinatën tënde dhe përpiqu ta surprizosh të paktën nën çarçafët e butë.

GAFORRJA

Dhurata e atij: Për të bërë të lumtur meshkujt e Gaforres në ditën e Shën Valentinit, mund të blesh një libër me tematikë psikologjie apo dashurie, për të kuptuar më mirë marrëdhënien tuaj. Mos harro që në libër të bësh një dedikim romantik dhe emocional.

Dhurata e asaj: Pajisu me fantazi dhe romanticizëm, merr një fletë, stilograf dhe shkruaji të dashurës tënde një letër që të shprehë gjithçka ndjen për të. Do i bësh të kuptojë se ia vlen të luftosh për dashurinë tuaj!

LUANI

Dhurata e atij: Për mashkullin Luan, nuk ka dhuratë më të bukur se të ketë në krah një bukuroshe. Yjet këshillojnë të visheni bukur, të makiazhoheni si një yll Hollivudi dhe t’i dhuroni një natë në hotel me pesë yje!

Dhurata e asaj: Mënyra më e mirë për ta bërë të lumtur një grua Luan është t’i dhuroni bizhu të çmuara. Nëse zgjidhni një unazë, si simbol të lidhjes suaj, do e bëni të ndihet një mbretëreshë! Është thelbësore që ta çoni në restorant luksoz.

VIRGJËRESHA

Dhurata e atij: Siç mund ta dish një mashkulli Virgjëreshë i pëlqejnë dhuratat e dobishme. Ai kurrë nuk do e kuptojë një dhuratë pellushi në formë zemre, por do të ta dijë për nder nëse i dhuron një parfum apo një kostum. Hera herës do të llastohet.

Dhurata e asaj: Për të bërë të lumtur gruan Virgjëresha këtë ditë, shko në parfumerinë e preferuar të saj dhe kërko ndihmën e shitëseve, të cilat i dinë gustot e saj më mirë se ty. Mos harro një lule, për ta surprizuar dhe për t’i kujtuar sa e do!

PESHORJA

Dhurata e atij: Për mashkullin Peshore, kjo është një periudhë shumë stresuese dhe dhurata për të cilën ai ka nevojë në këtë periudhë është ta dëgjosh dhe ta mbështesësh. Organize një darkë intime, me veshje elegante, ushqim të rafinuar dhe verë të cilësisë së parë.

Dhurata e asaj: Gruaja e Peshores ka gusto të rafinuara dhe i pëlqen shumë dhuratat, për të cilat janë shpenzuar orë të tëra duke menduar. Idealja për të festuar Shën Valentinin së bashku, mund të jetë një kostum të brendshmesh mëndafshi.

AKREPI

Dhurata e atij: Pavarësisht aspektit të jashtëm prej njeriu të fortë, Akrepi është një burrë shumë i butë dhe romantik. Për ta bërë të lumtur, dhuroji bileta të koncertit të këngëtarit të tij të preferuar, apo dedikoji një këngë në radio. Do të ta shpërblejë me pasionin e tij gjithëpërfshirës.

Dhurata e saj: Gruaja Akrep është e dashuruar me misterin dhe për të kënaqur mendjen e saj ‘të gjallë’, mund t’i dhurosh një dvd ose bileta për një film horror ose thriller, të cilin mund ta shihni bashkë. Nëse ti ke frikë, ajo do ishte e lumtur të të përqafonte ose të të puthte ëmbëlsisht.

SHIGJETARI

Dhurata e atij: Shigjetari është një burrë i thjeshtë dhe entuziazmohet shumë lehtë. Çdo dhuratë do e bëjë të lumtur, sidomos nëse ndërgjegjësohet se ia ke bërë me zemër. Një kuti çokollatash mund ta kënaqë.

Dhurata e asaj: Për të surprizuar një grua aq kurioze dhe shpirtërore, mund t’i dhurosh një manual astrologjik. Bëji të kuptojë që edhe ti ke pikëpyetjet e tua për thelbin e jetës. Do i shkëlqejnë sytë!

BRICJAPI

Dhurata e atij: Përballë shumë dhuratave, burri i Bricjapit mund të trembet, sepse do i duhet të bëjë edhe ai dhuratë bujare. Por, duke patur parasysh impenjimet e tij të shumta, mund ta bësh të lumtur me një bllok apo një kalendar pune.

Dhurata e asaj: Edhe pse nuk do të ta thotë kurrë hapur, gruaja Bricjap duhe të ndihet e llastuar. Afërdita të sugjeron t’i bësh një surprizë duke i dhuruar një pikturë të artistit të preferuar. Edhe një portret i saj mund ta bëjë të lumtur.

UJORI

Dhurata e atij: Një teleskop apo një manual për të mësuar vëzhgimin e yjeve, mund të jetë dhurata e preferuar nga një burrë Ujor, ekstravakt dhe ëndërrimtar siç është. Problemi i vetëm mund të jetë se ai nuk kupton dot pse duhet festuar Shën Valentini.

Dhurata e asaj: Të kënaqësh një grua që dashuron surprizat është shumë e thjeshtë. Mund t’i dhurosh surprizë bileta për një udhëtim ‘last-minute’, ose t’i dhurosh një yll me emrin e saj. Do bësh t’i ikë dhimbja e kokës si me magji.

PESHQIT

Dhurata e atij: Dhurata e preferuar e një mashkulli të shenjës së Peshqve për Shën Valentin, dhe përgjithësisht për çdo festë, mund të jetë një shishe shamanjë apo shishe verë e stazhionuar, si aperitiv i një nate romantike dhe me ‘drita të kuqe’.

Dhurata e asaj: Çdo objekt në formë zemre, apo me zemra të stampuara, mund ta bëjë gruan Peshk më të lumturën e zodiakut. Ajo e vlerëson përpjekjen për të qenë romantik për të. Mos harro ta mbulosh me puthje ngado.

Read Entire Article