Dhuroi 1 mln dollarë për fushatën e Trump, Departamenti i Shtetit paralajmëron Elon Musk: Shkelet ligji federal!

2 weeks ago 17

Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka dërguar një letër organizatës politike të financuar nga Elon Musk, duke e paralajmëruar se donacionet prej 1 milionë që po bën miliarderi në vendet kyçe të fushëbetejës për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, mund të shkelin ligjin federal.

Letra është nisur nga zyra për integritetin publik e këtij departamenti, e cila merret me hetimin e shkeljeve të mundshme të legjislacionit zgjedhor. Musk, një mbështetës i hapur i kandidatit republikan Donald Trump në garën e ngushtë për presidencën, njoftoi përpara disa ditësh në një tubim elektoral në Pensilvani se do të dhuronte 1 milion dollarë çdo ditë deri në ditën e zgjedhjeve, për këdo që firmos online peticionin në mbështetje të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, e që përzgjidhet në bazë të një sistemi të ngjashëm me lotarinë.

Shefi i Teslas i ka dorëzuar deri tani çeqe prej 1 milion dollarësh dy individëve, një burri në Harrisburg dhe një gruaje nga Pittsburghu. Në total, Elon Musk, i renditur në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë sipas revistës “Forbes”, deri më tani ka dhënë të paktën 75 milionë dollarë për organizatën politike “America”, sipas dokumenteve federale, çka e bën atë njërin prej kontribuesve kyç në përpjekjet e Trump-it për t’u rikthyer në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Read Entire Article