Digjen me benzinë dy automjetet të parkuara në Kamëz, identifikohet dhe vihet në pranga autori

1 day ago 16

Një 26-vjeçar në Kamëz është arrestuar pasi ka djegur me benzinë, dy automjete.

Policia njofton se automjetet ishin të parkuara në rrugën “Bavaria”, teksa ngjarja është regjistruar gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

“P. D., 26 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme rreth orës 03:45, në rrugën “Bavaria” ka djegur me lëndë djegëse benzinë, dy automjete të parkuara;”, njofton policia.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij veprimi të të arrestuarit./vizionplus.tv

Read Entire Article