Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, përmes një videomesazhi ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.
Manastirliu theksoi rritjen e pagave për 30 mijë mësues dhe përpjekjet për zhvillimin e tyre profesional përmes trajnimeve falas, me synim për të përfshirë 16 mijë mësues në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional.
Ajo shtoi se qeveria po punon vazhdimisht për përmirësimin e kushteve në shkolla, si dhe për arsim cilësor.
“Mesazhi im i urimit për nisjen e vitit të ri shkollor! Për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, ky moment shënon nisjen e një kapitulli të ri, me mundësi të reja për të mësuar e për t’u zhvilluar së bashku, me përvoja të reja dhe plot arritje e rezultate, që do të na bëjnë krenarë. Suksese të gjithëve në këtë rrugëtim të bukur”, shkruan ajo.