Dita e parë në çerdhe, mosha ideale dhe përshtatja për të shmangur traumën te fëmijët

2 weeks ago 19

Për shumë prindër është dilemë, për të tjerë një pamundësi për ta mbajtur fëmijën në shtëpi. Shkëputja nga familja kërkon një kohë të caktuar përshtatje. Për pediatren Lira Gjika mosha ideale që fëmijët duhet të shkojnë në institucion është ajo 2-vjeçare.

“Në 2 vjeç fëmija duhet të shkojë në kopsht për të zhvilluar fjalën dhe ta praktikojë atë. Vlerat e kopshtit janë dy, që të mësojë fjalën dhe do pranojë moshatarin dhe më të voglin. Edhe ndërgjegjësohet për veten dhe për tjetrin”, u shpreh Gjika.

Ndryshimi i ambientit, nga familjar tek të panjohur për disa fëmijë shoqërohet jo rrallë herë me trauma. Psikologja Arjana Muça sqaron arsyen pse disa vogëlushë shpërthejnë në të qara kur përballen me një realitet të ri.

“Ditët e para personi i atashuar me fëmijën duhet të qëndrojë në ato ambiente. Gjermania ka një gjë shumë interesante që kur fëmija shkonte në çerdhe prindi qëndronte rreth dy muaj. Institucionet tona arsimore duhet ta kenë në vëmendje”, u shpreh Muça.

Si për të vegjlit ashtu edhe për të rriturit kërkohet një përgatitje emocionale, që ndarjet të mos vazhdojnë edhe pas ditëve të para me lot e ankesa. Ndaj për këtë i duhet dhënë më shumë mundësi dhe kohë fëmijës për t’u bërë pjesë e rutinës së re ditore.

/a.r

Read Entire Article