“Ditën kur u martova me veten”, Britney Spears shfaqet e veshur nuse

1 day ago 16

Britney Spears ka postuar një video në rrjetet sociale, ku pozon si nuse.

Me një fustan të bardhë dhe me vello në flokë, ylli i popit shihet në sallonin e shtëpisë së saj duke buzëqeshur para kamerës.

Këngëtarja e ka publikuar videon në llogarinë personale në Instagram, ndërsa në mbishkrimin e postimit ka shkruar se klipi është i “ditës kur u martua me veten”.

Siç tha ajo, sado të turpshme ta shohin disa njerëz, ajo e konsideron atë “gjënë më brilante që ka bërë ndonjëherë”.

“Ditën kur u martova me veten… po e kthej sepse mund të duket e turpshme apo marrëzi, por mendoj se është gjëja më e shkëlqyer që kam bërë ndonjëherë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj./vizionplus.tv

Read Entire Article