U gjet dhe pistoleta model 54 në një zonë moçalore të quajtur Vaska, pranë banesës së tyre. Nga veprimet hetimore rezulton se djali i familjes ka kryer qitjen dhe ka qenë ekzekutori i ngjarjes së rëndë. 19-vjeçarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje dhe arsyeja ka qenë se kjo dhe familjarë të tjerë kanë qenë nën presion nga i ati.
Kush ishte iniciator që u zbulua se nga i humbur ka qenë një vrasje?
Në momentin që kemi marrë këtë kallëzim kemi pasur dyshimet tona. Informacionet tona që morëm në zonë na tregoi se nuk ishte një humbje apo zhdukje, por diçka më tepër. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por një zjarr të menduar nga dy fëmijët e tij.
A ka të implikuar të tjerë në këtë ngjarje?
Me hetimet do të zbulojmë rrethanat.
A ka pasur të tjerë të pranishëm në momentin e kryerjes së krimit?
Nëse do të kishte do të ishin arrestuar edhe ata.
E ka pranuar ekzekutori akuzën?
Po, e ka pranuar. Është bërë sqarimi i ngjarjes. Motra fillimisht mori përsipër akuzat pasi ishte bërë për të.
Top Channel