Artisti Robert Berisha, pas heqjes së imunitetit si kryefermer, duket se ka një plan të ri për fermerët.
Ai do të testoj se sa të ndershëm do të jenë fermerët me të, ndaj u ka thënë atyre që do të hyjë në garë si të tjerët.
Teksa qëndron i vetëm në oborr, që zbardhi edhe “kurthin”, Roberti deklaron se në fermë ka rënë pika dhe se askush nuk po flet.
“Tani unë do shoh nëse këta janë apo jo të ndershëm me mua. Do u them që do futem në garë dhe ka rënë pika në fermë. U ka ik petlla fare, nuk flet asnjë. Ka rënë rëndë pika këtu brenda”, tha Roberti./vizionplus.tv