“Do t’i shkul veshët”, Ulsi Manja: Debati me Agron Shehajn më bëri nostalgjik, më kujtoi klasën e parë

4 months ago 20
Reklamë

Ditën e djeshme ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pati një debat me deputetin demokrat Agron Shehaj.

Agron Shehaj u përplas ashpër me Ministrin e Drejtësisë, në senacën plenare në Kuvend, duke e akuzuar këtë të fundit se mashtroi qytetarët me ligjin për Amnistinë, pasi nga ai ligj janë liruar edhe persona të dënuar nga GJKKO për korrupsion.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas akuzave të Shehajt, ministri Manja nga vendi i bëri me dorë se do t’i shkul veshët. Nga ana e tij Shehaj iu përgjigj: Do më shkulësh veshët mua ti, ministër i Drejtësisë që liron të korruptuarit. Gënjen e nuk ka çfarë thotë.

Sakaq ditën e sotme Manja është pyetur nga gazetarët për sherrin me Agron Shehajn. Ai e cilësoi debatin e djeshëm si debat për nivelin e klasës së parë.

“Dje ishte dje dhe gjithçka i takon atij debati të zhvilluar brenda asaj salle. Sot është një ditë e re, jemi në prag të Pashkës. Është një ditë e re. Kam dëgjuar sot nga stafi im, që edhe gjatë shumë emisioneve ka vazhduar të trajtohet kjo gjë. Por më bëri pak nostalgjik, më ktheu në ankesat në klasë të parë dhe shkonim tek zysha për t’i zgjidhur. Por ne nuk mund të kthehemi më në klasë të parë. Ai debat politik i takon sallës së Kuvendit”,  tha Manja./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article