“Do të ketë masa për avokatët që shkelin ligjin”, Maks Haxhia: Të gjithë do të kalojnë në sitë

5 months ago 21

Kreu i Dhomës Kombetare te Avokatise, Maks Haxhia, kan treguar vendimet e marra pas mbledhjes urgjente të Dhomës së Avokatisë.

Ai tha se të gjithë avokatët me të shkuar kriminale do të kalojnë në sitë.

Në lidhje me vendimin për të bojkotuar seancat gjyqësore, pas dhunës ndaj juristit Sokol Mëngjesi, u shpreh se avokatët që shkojnë në gjyq rrezikojnë licencat.

“Nga ky vendim përjashtohen për të hyrë në seanca gjyqësore të gjithë avokatët që do të shqyrtojnë çështjet për masat e sigurimit, caktimin e masave, ndryshimin, zëvendësimin apo shuarjen e masave të sigurimit.

Për të gjithë avokatët që do të shkojnë në seanca gjyqësore, civile apo penale, jashtë këtij rrethi çështjesh do të konsiderohet shkelje e rëndë e disiplinës dhe do ti vihet në lëvizje komiteti disiplinor duke marrë masa deri në heqjen e licencës.

Gjithashtu këshilli i përgjithshëm ngriti një komision të përbërë nga të gjithë kryetarët e dhomave të cilit do të përgatitin një platformë drejtuar komisionit të ligjeve për të bërë ndryshime thelbësore në ligjet materiale dhe procedural”, tha Haxhia.

“Gjithashtu Komisioni vendosi që përveç këtyre të marrë masa vetëpastruese në radhët tona ndaj të gjithë avokatët që do të shkelin ligjin, si edhe do të kalojnë në sitë të gjithë avokatët që kanë të shkuar kriminale, por deri tani asnjë s’ka rezultuar”, tha avokati Maks Haxhia. /vizionplus.tv

Read Entire Article