Dobra shënon sërish në Angli

9 months ago 31

Armando Dobra e gjen sërish rrugën e rrjetës në futbollin anglez. Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar sot golin e shtatë në kampionat për Chesterfield në “National League”, ku skuadra e Dobrës mposhti në shifrat 3-0 Sauthend.

Dobra e nisi nga stoli këtë takim dhe në minutën e 67-të ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 ka hyrë në fushë dhe në minutën e 81-të ka shënuar për Chesterfield duke vulosur rezultatin në shifrat 3-0.

Chesterfield i sulmuesit shqiptar kryeson bindshëm ligën e pestë angleze duke qenë të shkëputur me 16 pikë nga vendi i dytë.

Read Entire Article