Doli pas vetëm 3 minutash lojë, mësohet më shumë për dëmtimin e Pedrit

4 months ago 8

Fat i keq sërish për Pedrin tani që dukej se i kishte lënë pas problemet fizike. As pesë minuta pas ndeshjes Gjermani-Spanjë, mesfushorit të Barçës iu desh të kërkonte të zëvendësohej.

Këtë herë nuk ishte një dëmtim muskulor, por një goditje e Toni Kroos që e detyroi lojtarin të largohej nga fusha pas 3 minutash. Madje ai u largua i përlotur nga fusha.

Shërbimet mjekësore po vlerësojnë një ndrydhje anësore të brendshme në gjurin e majtë të Pedrit. Testet në pritje për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe për të përjashtuar dëmtimet shoqëruese.

Read Entire Article