Dorëhiqet kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë

5 months ago 24

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëhqjen. Në letrën e dorëheqjes të cilën ka preferuar ta dërgojë duke mos u paraqitur personalisht, Bala argumenton arsyet e vendimit të saj.

Ajo shkruan se po dorëhiqet për çështje personale të cilat kërkojnë kohën dhe vëmendjen e saj të plotë. Ditën e premte do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë Himarë për zgjedhjen e një nga dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano në postin e kryetarit të bashkisë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Të nderuar banorë të Himarës!

Të nderuar anëtar të Këshillit Bashkiak Himarë!

Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua. Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të trajtuar dhe zgjidhur cështjet që janë paraqitur para meje.

Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmëndjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë. Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë.

Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe cdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe. Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për cdo gjë që kemi arritur së bashku.

Me respekt, Blerina Bala”, shkruan Bala në letrën e dorëheqjes. 

Blerina Bala u komandua në krye të bashkisë së Himarës më 29 mars pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro.

Ndërs kryebashkiaku i zgjedhur në maj 2023, Fredi Beleri ndodhet në burg pasi akuzohet për blerje votash.

Jorgo Goro u arrestua mbrëmjen e 23 marsit pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, në dy episode, ku përfitues fundor i truallit, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS./vizionplus.tv

Read Entire Article