“Dorëhiqet Muhamet Rrumbullaku”, mediat: Sokol Bizhga në krye të Policisë së Shtetit!

2 months ago 41

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga ky Post. Lajmi konfirmohet për A2 CNN nga burime jo zyrtare, sipas të cilave në vend të tij është komanduar zëvendës drejtori aktual, Sokol Bizhga.

A2 mëson gjithashtu se Muhamet Rrumbullaku e ka dorëzuar dorëheqjen një ditë më parë në orët e mbrëmjes. Sipas burimeve, edhe urdhri për komandim të Sokol Bizhgës në këtë post është bërë një ditë më parë.

Sokol Bizhga më herët deri në vitin 2022 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike.

Të premten ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pritet të mbajë një komunikim me mediat, për herë të parë që pas emërimit në krye të këtij dikasteri.

Gjithashtu ministri pritet të bëjë publike dhe ndryshime të tjera në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo pasi një sërë ngjarjesh kriminale kanë mbetur pa autor.

/a.r

Read Entire Article