Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, foli për gazetarët pas daljes nga SPAK ku qendroi më pak se 60 minuta.
Rama tha për mediat se ishte i pranishëm në SPAK për të sqaruar situata, pa dhënë detaje të mëtejshme lidhur me statusin që ishte në Prokurorinë e Posaçme për çështjen që u mor në pyetje.
“Po për atë çështje (Xibrakën). Edhe dhashë shpjegimet e mia. Si person në dijeni për të thënë gjera që duhet thënë. Për ato gjëra që keni pyetur ju sqarova situatën”, deklaroi Rama para gazetarëve.
SPAK rihapi dosjen “Xibraka”në maj të këtij viti, ndërsa Olsi Rama u paraqit për këtë çështje para prokurorëve më 28 qershor.
Ndërjkohë q ënë maj të këtij viti Olsi Rama depozitoi një padi në SPAK ndaj deputetit të opozitës Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit se ai ka lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015.
Në kallëzimin e Ramës thuhet se deklarimet e Bardhit përbëjnë elementë të veprës penale “Kallëzim të rremë”.