Policia italiane ka vënë në pranga një 39-vjeçar, në provincën Crotone. Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia gjeti rreth dy kilogramë lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.Bëhet fjalë për 697 gramë hashash, një kilogram marihuanë dhe 140 gramë kokainë. Po ashtu, një peshore precize dhe një material i përdorur për paketimin e drogës.
Mbi pakot e lëndës narkotike, 39-vjeçari kishte stampuar logon e një brandi luksoz dhe ekipesh futbolli. Sipas autoriteteve, ky është një truk për të treguar ndaj klienteve se bëhej fjalë për drogë të cilësisë së lartë.
Droga në treg do t’i siguronte 39-vjeçarit rreth 20 mijë euro.