Droni nxjerr zbuluar babë e bir, asgjësohen mbi 3400 bimë kanabis

2 months ago 43

3459 bimë kanabis janë asgjësuar dhe mbi 8 kilogramë kanabis në formë boçeje janë sekuetsruar në zonën e Shkodrës.

Po ashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim babë e bir, pasi në oborr dhe në afërsi të banesës së tyre policia gjeti dhe sekuestroi 8 kilogramë e 256 gramë kanabis në formë boçeje.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj kësaj veprimtarie kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në terrene shumë të vështira malore në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kontrolleve bazuar në pamjet filmike të siguruara gjatë monitorimeve me dron si dhe në inteligjencën policore u bë e mundur asgjesimi i 3459 bimëve narkotike kanabis dhe sekuestirmi i një sasi prej 8.256 kg kanabis në formë boceje.Konkretisht në në fshatin Kasnec gjatë kontrollit të territorit në oborr dhe në afërsi të banesës së shtetasit N. Q., 66 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8. 265 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boçeje.

Për këtë rast Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasin 66-vjecarin dhe djalin e tij 17 vjec.

Ndërkohë operacioni ka vijuar me kontrollet në terrene të vështira.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1160 bimë të tjera kanabis;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Kelmend, 691 bimë kanabisi;

-Ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 1608 bimë kanabis”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article