“Duam të punojmë e të jetojmë me dinjitet”, nis protesta e blegtorëve në hyrje të autostradës Lushnjë- Fier

5 months ago 33
Reklamë

Dhjetëra blegtorë nga Lushnja, Fieri, Berati, Kavaja e Vlora kanë dalë në protestë këtë të hënë, në hyrje të autostradës Lushnjë- Fier, pranë zonës Saver.

Disa në këmbë e disa me traktorë. Autostrada nuk është bllokuar ende nga traktorët. Gazetari i Vizion Plus, Altin Mema, raporton se forca të shumta të policisë po mbikqyrin mbarëvajtjen e protestës.

Blegtorët protestojnë për uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat grumbulluese. Ata pretendojnë se që prej datës 1 prill çmimi është ulur me 100 lekë të vjetra për litër qumësht.

Ulja e çmimit është bërë nga fabrikat e qumështit njëzëri.m Në shenjë proteste blegtorët kanë derdhur qumësht në rrugë.

Protestuesit pretendojnë se institucionet shtetërore nuk ushtrojnë kontrollet e duhura në këtë sektor. Ata thonë se po trajtohen padrejtësisht nga institucionet shtetërore dhe se nuk kane mbështetjen e duhur./vizionplus,tv.

Read Entire Article