“Duhet qeveri teknike”, Meta: Do ta fitojmë betejën se udhëhiqemi nga interesi kombëtar

3 months ago 26

Një ditë pas protestës së opozitës kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta doli në konferencë për shtyp për të theksuar vullnetin e opozitës për të bërë gjithçka që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të përgatiten nga një qeveri teknike.

Meta në të njëjtën linjë me kryetarin e PD Berisha deklaroi se kryeministri nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndaj beteja e opozitës do të fokusohet te largimi i Edi Ramës nga detyra e shefit të qeverisë

“Jam absolutisht i bindur se vendi ka nevojë për qeveri teknike, mbështes plotësisht këtë objektiv të shpallur nga lideri i PD-së, Sali Berisha dhe unë jam shumë i bindur që do ta fitojmë këtë betejë sepse udhëhiqemi nga interesi kombëtar”, deklaroi Meta.

Beteja më e afërt elektorale e opozitës është beteja e 4 gushtit në Himarë, por vetë Ilir Meta ka preferuar të shmangë komentet për kandidatit Petro Gjikuria
Sinkron

“Ish-kryetari i bashkisë së Ramës është në burg. Edhe i kam thënë shpesh që kujdes se ky (Rama) të përdor dhe hedh firmën. Aty ka vetëm klane mafiozë të Edi Ramës. Ky është fakt”, tha Meta.

Kandidati i opozitës Petro Gjikuria do të garojë në 4 gusht për bashkinë e Himarës përballë kandidatit socialist Vangjel Tavo, i cili deri në vitin 2021 ka qenë pjesë e partisë së drejtuar nga Ilir Meta./vizionplus.tv

Read Entire Article