Ditën e nesërme në Kuvend pritet të ngrihen dy Komisione, ai për Dezinformimin dhe ai për Antikorrupsionin.
Kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratikë të vendit” do të jetë Erion Braçe.
Ndërsa kryetar i Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian do të jetë Fatmir Xhafaj.
Përbërja e Komisionit të Dezinformimit
Përbërja e Komisionit Antikorrupsion
Nënkryetar i Komisionit do të jetë njëri nga anëtarët përfaqësues të pakicës parlamentare./vizionplus.tv