Dy të vdekur si pasojë e motit të keq në Mal të Zi, era e fortë shkul pemët nga toka

2 months ago 39
Reklamë

Mali i Zi ashtu si pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Si pasojë e stuhive të shiut dhe breshërit, dy persona kanë humbur jetën.

Mediat raportojnë se një person ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në gadishullin e Lushtricës, ndërsa një tjetër ka rënë nga një vinç ndërtimi në Çanj.

Lexo edhe :

Related Posts

Stuhia që përfshiu Malin e Zi ka prekur veçanërisht rajonin e bregdetit ku, për fat të keq, kemi edhe humbje të jetës. Në Çanj, një shtetas turk ka humbur jetën në një kantier ndërtimi, ndërsa në Llushticë, një person ka humbur jetën nga një goditje rrufeje. Në Petrovac një person është shpëtuar nga uji dhe një punëtor është lënduar lehtë në portin e Tivarit”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e erës së fortë, janë shkulur edhe disa pemëve, ndërsa disa mjete janë dëmtuar. Mësohet se nga stuhia janë dëmtuar edhe disa mjete lundruese në marinë.

Gjithashtu raportohet se nga rrufetë janë vrarë edhe 5 lopë në Zhabljak.

Read Entire Article