Vuçiç shpalli masat për Kosovën, Lame: Hap diplomatik nga Serbia, lojë e presidentit për të përfituar

2 days ago 22
Reklamë

Analistja e njohur Alma Lame, në një lidhje me edicionin Qendror të Lajmeve të moderuar nga Aleksandër Furxhi në Vizion Plus, ka folur për planin 7-pikësh që shpalli së fundmi presidenti Aleksandër Vuçiç si reagim ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës.

Sipas analistes, kërkesat e Vuçiç për kthimin e serbëve në institucione është një hap diplomatik për të përfituar.

Nga ana tjetër, ajo u shpreh se kryeministri Albin Kurti duhet të paraqesë kushtëzimet e veta, sepse kjo sipas saj është një lojë e presidentit serb për të përfituar.

Pjesë nga biseda:

Furxhi: Janë 7 pika të shpallura nga Presidenti Vuçiç, ku mes tyre më kryesorja është mbajta e zgjedhjeve lokale, rikthimi i serbëve në institucione, është çështja e tërheqjes së Forcave Special të Prishtinës nga zonat e veriut, formimi i asociacionit e disa pika të tjera. Sipas jush si i keni parë këto kërkesa të Vuçiç dhe si vijnë në këto momente?

Lame: Duhet të kemi parasysh kontekstin kur u bënë këto kërkesa nga ana e presidentit Vuçiç. Besoj janë të lidhura me planin e rritjes dhe miliarda euro që parashikohet të marrin vendet e Ballkonit Perëndimor, por veçanërisht Kosova dhe Serbia kanë kushtet e normalizimit të raporteve për të përfituar nga plani i rritjes ekonomike. Mbledhja do të zhvillohet pas disa ditësh dhe pritet që në muaj tetor të vendoset se cilat nga vendet do të përfitojnë nga ky plan i rritje. Përveç reformave që secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor që duhet të përmbush që lidhen me demokracinë, sundimin e ligjit, reforma në ekonomi, Kosova dhe Serbia janë të kushtëzuara për normalizimin e raporteve mes tyre.

Furxhi: Si lidhet kjo situatë me kërkesat e Vuçiç?

Lame: Secili vend do të vlerësohet në mënyrë të ndarë, kështu janë deklaratat e zyrtarëve europian, pra nuk është i lidhur fati i reformave apo normalizimi i Kosovës me Serbinë me njëri-tjetrin. Do të shikohet si ka vepruar Kosova dhe si ka vepruar Serbia në lidhje me respektimin e marrëveshjeve dhe në çështje të tjera. Kërkesat e Vuçiç për kthimin e serbëve në institucione është një hap diplomatik për të përfituar. Efekti negativ është bërë, Kosova nuk e ka pozicionin e saj politik dhe diplomatik më të mirin. Ka marrë kritika të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të Bashkimit Europian. Për veprime të pakoordinuara në veri. Kështu që e shoh si një hap tjetër diplomatik të Vuçiçit për të përfituar në këtë situatë.

Furxhi: Kryeministri Kurti nuk ka reaguar nga propozimet e Vuçiç që janë bërë para 2-3 ditësh. Si mendoni ka vepruar drejt?

Lame: Mendoj se do të reagojë është çështje ditë. Kërkesat për t’u rikthyer në institucione nuk mund të merren kështu, apo të zbatohen vetëm se thotë Vuçiç. Duke pasur parasysh që ai është shkaktari që ka larguar serbët nga institucioni, po kështu dhe për zgjedhjet. Ka pasur një deklaratë nga ministri i pushtetit lokal që nuk mund t’i mbajmë zgjedhjet tani në komunat veriore. Por, mendoj se në procesin dialogut, Kurti duhet të paraqesë kushtëzimet e veta, sepse kjo është një lojë e Vuçiç për të përfituar dhe duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen dhe largimin e serbëve nga institucioni. Të largohesh nga Prokuroria, Gjykata apo dhe Policia është shkelje, ka ligje, rregulla që duhet të respektohen.

Furxhi: E prekëm pak çështjen e qëndrimit ndërkombëtar, por ditëve të fundit është shquar sidomos qëndrimi i Gjermanisë, me një përfaqësues të lartë të sajin, të dërguarin për Ballkanin, i cili pothuajse ka kërcënuar Kosovën për një izolim ndërkombëtar, duke e akuzuar se Kosova po bllokon marrëveshjen e tregtisë së lirë mes vendeve të rajonit. Si është përcjell në rajon ky kërcënim, mund të quhet kërcënim?

Lame: Kërcënim mund të quhet. Është në vrazhdën e një lloj izolimi që Kosova e ka future vetën, një izolim ndërkombëtar. Gjermania ka qenë nga vendet që e ka mbështetur më së shumti qeverinë Kurti, edhe kur ishte në opozitë. Por, ka një zhgënjim në lidhje me mungesën e koordinimit që Kurti ka marrë në veri të Kosovës. Ka më shumë se një vit që Kosova ka vendosur të bllokojë importimin e mallrave serbe, për shkak se pretendon se janë future armë. Është gabim që Kosova të vazhdojë këtë bllokim, këtë bojkot, sepse premtimi gjerman ishte që nëse Kosova heq këtë vendim, do të përfaqësohet në mënyrë të barabartë me gjithë shtetet e tjera. Kjo do të ishte një arritje e madhe diplomatike. Pastaj është edhe çështja e Berlinit.

Furxhi: Vitin tjetër në shkurt janë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, kjo lloj përplasje e qeverisë Kurti me faktorin ndërkombëtar e rrit përkrahjen e qeverisë apo është e kundërta?

Lame: Arsyeja kryesore për një sjellje të tillë në veri të Kosovës, nga ana e qeverisë Kurti është bërë për axhendën e brendshme por të përfituar elektoratin. Ndërsa mbajta lart e axhendës sigurisht që i sjell vota të atyre votuesve që e kanë votuar dhe herën e parë. /vizionplus.tv

Read Entire Article