Të shtëna me armë në fushën e golfit ku ndodhej Donald Trump, reagon për herë të parë Kamala Harris

2 days ago 22
Reklamë

Kandidatja demnokrate për Presidente ët SHBA, Kamala Harris, ka reaguar pas të shtënave më armë zjarri në fushën e golfit ku ndodhej rivali i saj  republikan Donald Trump.

Në reagimin e saj Harris është shprehur e lumtur që nuk ka patur asnjë të lënduar si pasojë e të shtënave me armë.

Jam informuar për raportet e të shtëna me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam e lumtur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, shkroi Harris në “X”.

Shërbimi Sekret raportohet se ka qëlluar kundër personit të armatosur dhe një i dyshuar u kap më vonë në atë që zyrtarët besojnë se ishte një përpjekje për të vrarë ish-presidentin.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij”, tha në një deklaratë drejtori i komunikimit të fushatës Trump, Steven Cheung.

Read Entire Article