Dy vrasjet e bujshme, GJKKO lë në burg përjetë Xhuliano Hoxhën, ul një vit dënimin për Euglen Halilin

5 months ago 22
Reklamë

GJKKO lë në burg përjetë Xhuliano Hoxhën, ul një vit dënimin për Euglen Halilin, nga 17 në  16 vite burgim.

Xhuliano Hoxha akuzohet për vrasjen e Rigers Runajt dhe Emiljano Ramazanit. Në këtë krim ka marrë pjesë e Euglen Halili, i cili më pas është penduar dhe ka bashkëpunuar me drejtësinë.

Për Hoxhën mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë që vendosi dënimin përjetë të tij, ndërsa Apeli i zbriti vetëm një vit të penduarit të drejtësisë që zbërtheu vrasjet, Euglen Halili, duke e dënuar përfundimisht me 16 vite burg.

Emiljano Ramazani u ekzekutua në korrik të vitit 2020 në afërsi të banesës së tij teksa po parkonte mjetin. Ndërsa pak ditë më pas u vra edhe shoku i tij i ngushtë Rigers Runaj. Ky i fundit u masakrua disa herë me thikë në varrezat e qytetit.

Ishtë dëshmia e Euglen Halilit ajo që ndihmoi SPAK-un për zbardhjen e vrasjeve. Halilaj ka rrëfyer se urdhëri për ekzekutimet është dhënë nga Erjon Alibej. Sipas tij, Alibej i ka dhënë Xhuliano Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar në mënyrë që të vëzhgonte dhe të raportonte lëvizjet e Ramazanit. Sipas prokurorisë Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha nuk kishin dijeni që për të kryer ekzekutimin ishte kontaktuar Nuredin Dumani.

Në dëshminë e tij Halili ka thënë se Xhuliano Hoxha ka marrë nga Erjon Alibej një listë me emrat e personave që do të vriteshin. Mësohet se Ramazani është vrarë pasi sipas Alibejt ai kishte patur rolin e vëzhguesit në masakrën e Bradasheshit në Dhjetor 2018 ku u vra xhaxcahi dhe shoku i Alibejt.

Madje një ditë pas krimit ishte vetë Alibej që i kishte dërguar një mesazh vëllait të Ramazanit duke e ngushëlluar.

Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, urdhëri ishte që brenda javës të vritej edhe Runaj. Halili dhe Hoxha i dinin lëvizjet e Runajt dhe faktin se ai ishte perdorues i lëndëve narkotike. Pasi kanë konsumuar hashash në varrezat e qytetit, Euglen Halili e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend të riun./vizionplus,tv/

Read Entire Article