Dyshohet se është shqiptar, ndërron jetë 35-vjeçari që u qëllua me plumb në kokë në Greqi

7 months ago 43

Greqi- Një person mbeti i plagosur ditën e djeshme në Athinë. Ai u qëllua me armë zjarri në kokë dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetsore.

I plagosuri dyshohet se është shqiptar. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, mediet greke raportojnë se ai ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Epirou dhe Michail Voda jashtë një dyqani nargjilesh.

Lexo edhe :

Related Posts

Mësohet se ai është rrethuar nga një grup personash dhe njëri prej tyre e ka qëlluar.

Më pas një ambulancë ka marrë 35-vjeçarin,  dhe e ka transportuar në spitalin “Gennimatas”, ku ka qëndruar i intubuar në gjendje kritike në ICU për rreth dy orë. Megjithatë, para mesnate ka dhënë frymën e fundit./vizionplus.tv

Read Entire Article