Një burrë 40-vjeç është gjetur i pajetë në një banesë të braktisur në Shijak. Sipas policisë në trupin e 40-vjeçarit K.H nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjene plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 40 vjeç, banues në Shijak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
/Vizionplus.tv/