E kaluara në duart e të rinjve, marrëveshje mes Autoritetit të Dosjeve dhe Qendrës së Librit dhe Leximit

8 months ago 15

Rivlerësimi i personaliteteve dhe njohja e të shkuarës nëpërmjet ballafaqimit e dosjeve dhe historive të komunizmit, për edukimin e të rinjve është fokusi i marrëveshjes së nënshkruar mes Autoritetit për Informim mbi dokumente të ish-Sigurimit dhe Qendrës  Kombëtare të Librit dhe Leximit.

“Marrëveshjen që ne nënshkruam është pikërisht në përvjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, është pikërisht një marrëveshje që do të mundësojë dhe përkrah botimet e atyre personave që për shkak të regjimit nuk mundën ti bëjnë të njohura mendimet, jetën vuajtjet dhe gjithë kalvarin e tyre. Do të bëjë të mundur që këto libra që deri dje janë botuar me mjete shumë të pakta dhe shpeshherë pa atë laboratorin e përmirësimit, ose pa shpërndarjen  e duhur do të gjejnë një mënyrë për ët shkuar te lexuesi”, kryetare e AIDSSH.

Të dy palët do të bashkëpunojnë në fushën e kujtesës, teksa në organizimet e  Qendrës Kombëtare të librit dhe leximit pjesë do të jenë tashmë edhe aktivitetet dedikuar shtresës së të persekutuarve.

“Ne jemi pjesë e komisionit dhe herë pas here do të sugjerojmë libra autorë, por ajo çka është e bukur është që ne përmes këtyre takimeve të njihemi me autorë që janë ende mes nesh, për të hedhur dritë mbi historitë e tyre”, shprehet drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli.

Po ashtu në aktivitet u bë prezantimi i klubit të librit të Tiranës. Me moton “Mësojmë nga e kaluara”, ky klub është pjesë e Platformës shkollore që organizohet për mësuesit e arsimit parauniversitar. /vizionplus.tv

Read Entire Article