E pazakontë! Nusja dhe dhëndri i vendosin flakën vetes në dasmë, video “pushton” rrjetin

7 months ago 32
Reklamë

Vitet e fundit detajet sa më të veçanta në dasma po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, sikurse ky çift që po ju tregojmë në këtë video, çmendurinë e të cilëve nuk e kishim parë askund deri më sot.

Sipas mediave të huaja, çifti nga SHBA, Gabe Jessop dhe Ambyr Bambyr i vunë vetes zjarrin qëllimisht. Dyshja, të cilët i bashkoi industria e filmit, dëshiruan që me këtë veprim dasma e tyre të mbahej mend më gjatë.

Pamjet e shpërndara në rrjete sociale shfaqin çiftin të mbuluar nga zjarri, i cili filloi nga buqeta e luleve dhe më pas u përhap në kurrizin e të dyve. Pas një parakalimi të shkurtër, ata u ulën ndërsa persona të tjerë fikën zjarrin.

Read Entire Article